LAJMI I FUNDIT:

Shokohet opinioni në Indonezi, policët përdorin metodë të pazakontë të marrjes në pyetje të dyshuarit për vjedhje – i vënë gjarprin dy metra rreth qafës (Video)

Shokohet opinioni në Indonezi, policët përdorin metodë të pazakontë të marrjes në pyetje të dyshuarit për vjedhje – i vënë gjarprin dy metra rreth qafës (Video)

Policia e Indonezisë ka pranuar se pjesëtarët e saj kanë terrorizuar Papuanca me një gjarpër të cilin i kishin vënë rreth qafës, megjithatë ata e pranuan vetëm kur pamjet e një videoje u shpërndanë në masë të madhe në internet, ku shihet se si një burrë bërtet me gjithë forcën nga frika kurse policët qeshnin.

Edhe pse policia indoneziane ka kërkuar falje për veprimin është munduar të arsyetojë veprimet e pjesëtarëve të policisë, duke pretenduar se gjarpri nuk ka qenë helmues dhe se policët nuk e kishin rrahur, transmeton Telegrafi.


Videoja që zgjatë 1 minutë e 20 sekonda shfaq gjarprin dy metra i mbështjell rreth qafës së të dyshuarit për vjedhje që ishte i prangosur, derisa policët ia shtynin kokën gjarprit në fytyrën e burrit që bërtiste nga frika.

Në ato momente ata po praktikonin një metodë të pazakontë të marrjes në pyetje të personit që dyshohet për vjedhje, që vazhdimisht e pyesnin se sa herë kishte vjedhur telefona mobil.

Megjithatë, policia ka pranuar se pjesëtarët e saj që kanë marrë pjesë në incident janë dënuar nga komisioni disiplinor si dhe u është ndërruar pozita e vendit të punës. Ndërkaq përfaqësuesja e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka Veronica Koman, ka deklaruar se një metodë e tillë e marrjes në pyetje thyen ligjet. /Telegrafi/