LAJMI I FUNDIT:

Shoferin e zuri gjumi derisa voziste me 150 kilometra në orë (Video)

Shoferin e zuri gjumi derisa voziste me 150 kilometra në orë (Video)

David Winkler ka qenë së bashku me dy fëmijët e tij duke vozitur në një autostradë të Hungarisë, kur pa dashje e ka zënë gjumi.

Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe rrëzoi barrierat për të përfunduar në barë, ndërsa 43-vjeçari nuk u zgjua prej gjumit, transmeton Telegrafi.


Megjithëse humbi kontrollin teksa ishte me afro 150 kilometra në orë, makina ka pësuar vetëm dëme të vogla, ndërsa asnjëri prej udhëtarëve nuk është lënduar.

Filmi i realizuar prej kamerave të veturës, është shpërndarë nga vet Winkler, për të rritur vetëdijen mbi vozitjen në gjendje të lodhur dhe mundësinë e fjetjes mbi timon. /Telegrafi/