LAJMI I FUNDIT:

Shoferi tentoi të ndërrojë korsinë në mënyrë të pakujdesshme, kamionçina e tij “përfundon te kabina e banjës publike” pranë një rruge të Kalifornisë

Shoferi tentoi të ndërrojë korsinë në mënyrë të pakujdesshme, kamionçina e tij “përfundon te kabina e banjës publike” pranë një rruge të Kalifornisë

Një shofer kamioni në SHBA me kamerën e tij ka kapur momentin e një aksidenti dramatik ku një kamionçinë tenton që të ndërrojë korsitë por pastaj futet në mes të dy kamionëve.

Aksidenti ndodhi në Interstate-26 në Polk County të Kalifornisë, rreth 130 kilometra në perëndim të Charlotte.


Pamjet shfaqin një kamionçinë RAM me ngjyrë të bardhë e cila lëviz majtas për të shmangur kamionin i cili ishte duke ulur shpejtësinë, me shoferin i cili me sa dukej nuk ishte në dijeni se një kamion tjetër veçse ndodhej në korsi, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Kamionçina shtypet në mënyrë dramatike midis dy kamionëve, por ndoshta elementi më i çuditshëm është kur kamioni nga ku u xhirua e gjithë ngjarja, del nga rruga dhe përplaset direkt në një kabinë të banjës publike e cila u shërbente punëtorëve në një kantier ndërtimi.

Në pamjet e publikuara ju mund të shihni qartë edhe momentin kur pas përplasjes hapen jastëkët e ajrit të kamionçinës.

Raportet nga mediat lokale bëjnë të ditur se nuk u raportua asnjë lëndim i rëndë, dhe se vozitësi i kamionçinës është akuzuar për drejtim të pakujdesshëm.

Aksidenti shkaktoi vonesa të mëdha në trafik në autostradën ndër-shtetërore, por në fakt duhet të shërbejë si përkujtim për të kontrolluar gjithmonë pasqyrat dhe këndet e vdekura përpara se të ndërroni korsinë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Më i shpejtë, më i lehtë, më i fuqishëm: McLaren GTS

Më i shpejtë, më i lehtë, më i fuqishëm: McLaren GTS

Modelet e Reja
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Auto
Veturat e vjedhura kanadeze ‘vërshojnë’ tregjet e Afrikës Perëndimore

Veturat e vjedhura kanadeze ‘vërshojnë’ tregjet e Afrikës Perëndimore

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
Kalo në kategori