LAJMI I FUNDIT:

Shoferi rrotullohet bashkë me makinën në erërat e forta të Teksasit – megjithatë ia del më në fund t’ia mbathë nga aty

Shoferi rrotullohet bashkë me makinën në erërat e forta të Teksasit – megjithatë ia del më në fund t’ia mbathë nga aty

Moti i egër ka goditur sërish Teksasin, këtë herë në formën e një shpërthimi të fortë tornadoje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, era e fortë, shiu i rrëmbyeshëm breshri dhe tornadot goditën popullsinë nga San Antonio në Dallas.


Një shofer pranë Elgin, Teksas (një periferi e Austin), u përballë me një nga tornadot dhe i mbijetoi sprovës.

Incidenti u kap nga Brian Emfinger, i cili po filmonte tornadon teksa kalonte një autostradë pranë Elgin.

Kamioni duket të jetë një model i mëvonshëm GMT800 (Silverado 2005-2006, si duket), derisa stuhia po e hidhte atë duke e rrëzuar e duke e rrotulluar.

Sidoqoftë, shoferi ia doli që të largohej më pas së bashku me makinën. /Telegrafi/