LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i ish-kryeministrit Dimitriev, “ka ngrënë” 460 euro në ditë në llogari të qeverisë (Dokument)

Shoferi i ish-kryeministrit Dimitriev, “ka ngrënë” 460 euro në ditë në llogari të qeverisë (Dokument)

Për 26 ditë njëri nga sigurimet e ish-kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, ka ngrënë 7.207 euro. Marjan Milloshevski, i cili sipas faturave që posedon Plusinfo, është punësuar si truprojë e kryeministrit në llogari të qeverisë, në periudhën prej 8 mars deri 31 maj këtë vit, ndërsa ka harxhuar 443.275 denarë për shërbime hotelierike.

Vetëm në ditën e fundit të qeverisjes së ish-kryeministrit, më 31 maj 2017 është paguar faturë, në të cilën shihet se në menynë e sigurimit të Dimitrievit ka pasur 69 bukë, 40 copa djathë lope, 34 copa mish derri, 18 bakllava dhe ushqime tjera.


Sipas materialeve të publikuar nga Plusinfo, më 27 prill ditën kur protestuesit sulmuan deputetët në Kuvend, në faturën e Milloshevskit shihet se janë paguar fatura të majme për ushqime të ndryshme.

Milloshevski çdo ditë ka paguar fatura të cilat kanë kaluar edhe mbi 28 mijë denarë, gjegjësisht 460 euro para të popullit.

Marjan Milloshevski ka qenë shoferi i ish-kryeministrit, Emil Dimitriev, që thuhet se ka qenë nën kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit.

Më poshtë i keni disa dokumente ku shihen faturat që ka paguar shoferi i Dimitrievit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori