LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit dykatësh në Angli humb kontrollin mbi timonin, humbin jetën dy persona (Video)

Shoferi i autobusit dykatësh në Angli humb kontrollin mbi timonin, humbin jetën dy persona (Video)

Ky është momenti kur shoferi 80-vjeç i autobusit dykatësh përplaset në një market në Angli, duke lënë të vdekur dy pasagjerë.

E gjitha besohet të ketë ndodhur pas lodhjes së madhe të shoferit që punonte 75 orë në javë, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për Kailash Chander, i cili u përplas në një market ku humbën jetën dy persona, këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e gjykatës në Birmingham të Anglisë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2015, kur në vend se të shtypte pedalin e frenit e shtyp të gazit, duke u futur në turmën e këmbësorëve dhe më pas përfundoi i përplasur në murin e marketit.

Procesi gjyqësor ndaj Chander ishte shtyrë disa herë pasi ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Alzhajmerit. /Telegrafi/