LAJMI I FUNDIT:

Shoferi amerikan i kamionit fitoi tri herë në lotari brenda një viti – zbuloi metodën që i solli 150 mijë dollarë

Shoferi amerikan i kamionit fitoi tri herë në lotari brenda një viti – zbuloi metodën që i solli 150 mijë dollarë

Një shofer 52-vjeç i kamionit nga Maryland, SHBA, ka fituar për herë të tretë në lotari brenda 11 muajve.

Reklama

Numrat fitues i gjeti dhe i përdori për të fituar 150 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

“Fituesi anonim më 13 prill fitoi çmimin e tretë prej 50 mijë dollarësh në lotari dhe atë brenda 11 muajve”, thuhet në kumtesën e lotarisë së Maryland.

Më herët kishte fituar dy çmime tjera nga 50 mijë dollarë në po të njëjtën ditë kur tërhiqeshin numrat fitues, në maj të vitit 2022.

Për të tri fitoret në lotarinë “Zgjedhë 5”, banori i çarkut Charles luajti numrat e njëjtë – 48548. Në fitoren e tij të fundit investoi vetëm një dollarë.

Historinë e tij e ndau me lexuesit duke u prezantuar me nofkën “fituesi i madh”.

“Ndodhi vitin e kaluar dhe sërish ndodhi. Gruaja ime tha: ‘të luajmë këtë numër’ dhe vazhduam të fitojmë”, tha burri që deshi të mbetet anonim.

Zyrtarëve të lotarisë u tha se planifikon të vazhdojë të luaj lotari edhe pas këtyre fitoreve.

“Vazhdimisht luaj lotari. Kurrë nuk i dihet. Nuk mund të fitoni nëse nuk luani”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një çifti në pritje të një fëmije është bërë virale: A vini re ndonjë gjë të pazakontë?

Një foto e një çifti në pritje të një fëmije është bërë virale: A vini re ndonjë gjë të pazakontë?

Fun
Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj 'sheik' për të në një ditë

Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj 'sheik' për të në një ditë

Fun
Djaloshi i vogël i kërkoi princit të kurorës një Mercedes, Mohammed bin Salman ia plotëson dëshirën

Djaloshi i vogël i kërkoi princit të kurorës një Mercedes, Mohammed bin Salman ia plotëson dëshirën

Fun
Në gusht fitoi në lotarinë amerikane, xhekpotin prej 1.6 miliardë dollarësh - fituesi lajmërohet tani për ta tërhequr shpërblimin

Në gusht fitoi në lotarinë amerikane, xhekpotin prej 1.6 miliardë dollarësh - fituesi lajmërohet tani për ta tërhequr shpërblimin

Interesante
Askush nuk e pret posterin si ky qen

Askush nuk e pret posterin si ky qen

Fun
Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Fun
Kalo në kategori