LAJMI I FUNDIT:

Shoferi 69-vjeçar në Angli ka vozitur 50 vjet pa leje

Shoferi 69-vjeçar në Angli ka vozitur 50 vjet pa leje

Një pensionist në Angli u zbulua se kishte vozitur pa patentë për 50 vjet, kur makina e tij u ndalua nga policia.

Oficerët nga njësia e policisë rrugore të policisë Derbyshire ndaluan makinën për disa shkelje në Derby të shtunën, 6 maj, transmeton Telegrafi.

Më pas ata zbuluan se shoferi 69-vjeçar nuk e kishte kaluar kurrë testin e tij ose nuk kishte patentë drejtimi, që do të thotë se ai kishte vozitur në mënyrë ilegale për pesë dekada.

Ai kishte mashtruar kompanitë e sigurimit të makinave se kishte një licencë gjatë gjithë kohës – dhe me sa duket ishte mburrur për mashtrimin e tij.

“Shoferi i këtij automjeti nuk e ka kaluar kurrë testin, pavarësisht se është 69 vjeç dhe ka vozitur për më shumë se 50 vjet”, thuhet në deklaratë nga policia. /Telegrafi/