LAJMI I FUNDIT:

Shoferët në panik, makina merr flakë në tunel (Video)

Shoferët në panik, makina merr flakë në tunel (Video)

Brenda në tunelin e Dartford-it, Angli, një automjet mori flakë, e si pasojë drejtuesit u detyruan që të largoheshin nga makinat e tyre.

Sapo vunë re se një makinë ka marrë flakë, njerëzit lanë makinat dhe u drejtuan nga dalja e tunelit.


Ndërkohë forcat e policisë dhe zjarrfikësit u lajmëruan menjëherë, përcjell Shekulli.

Një motorist shkruan në “Twitter: “Momente i frikshëm. Makina para meje mori flakë në tunelin Dartford, të gjithë ne u evakuuam. Mendova se do të vdisja”.

Me të mbërritur zjarrfikësit, situata u normalizua dhe shoferët u kthyen te makinat e tyre.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.