LAJMI I FUNDIT:

Shoferët e Rivian do të mund t’i mbushin makinat e tyre tek mbushësit e Tesla-s

Shoferët e Rivian do të mund t’i mbushin makinat e tyre tek mbushësit e Tesla-s

Prodhuesi i automjeteve elektrike Rivian tha se ka rënë dakord ta miratojë standardin e karikimit të Tesla-s, duke iu dhënë klientëve akses në rrjetin më të madh të karikimit në SHBA dhe në anën tjetër duke bërë që Tesla të jetë në gjendje të vendosë standardin e industrisë.

Konsumatorët e Rivian, që ka rrjetin e vet të vogël të karikuesve të shpejtë, do të jenë në gjendje të mbushin makinat te 12 mijë mbushësit Tesla Superchargers me adapterë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada që në pranverën e vitit 2024, tha kompania me bazë në Irvine, Kaliforni, transmeton Telegrafi.


Rivian tha gjithashtu se do të krijonte një port karikimi standard të stilit Tesla në automjetet e saj, duke filluar nga viti 2025.

Tesla ka arritur marrëveshje të krahasueshme në javët e fundit me General Motors dhe Ford. Derisa prodhuesit e tjerë të automjeteve kanë qasje në rrjetin e karikimit të Tesla-s, Tesla do të përfitojë nga shitja e energjisë tek një grup më i madh të drejtuesve të automjeteve elektrike. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Rikthehet Ford Taurus

Rikthehet Ford Taurus

Auto
Shoferi i një veture Ford Mustang tentoi të futej në një garazh – por e harroi derën e veturës hapur

Shoferi i një veture Ford Mustang tentoi të futej në një garazh – por e harroi derën e veturës hapur

Auto
Kalo në kategori