Shoferët e autobusëve paralizojnë Venezuelën


Shoferët e autobusëve në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, kanë ‘paralizuar’ qytetin për tetë orë duke bllokuar rrugët me makinat e tyre, për të protestuar kundër krizës ekonomike në vend.
Qindra shoferë të këtyre autobusëve kanë kërkuar paga dhe mbrojtje nga krimet e dhunshme, transmeton KosovaPress.
Ata thanë se kanë nevojë për më shumë para për tu kujdesur për autobusët e tyre dhe u kanë për mungesën e pjesëve të këmbimit.
Ndërkohë, autoritetet zgjedhore kanë përjashtuar mundësinë e një referendumi kundër presidentit Nicolas Maduro.
Ata kanë bërë të ditur se referendumi mund të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, nëse opozita siguron nënshkrimet e katër milionë votuesve në një periudhë tre-ditore në tetor.
Nga
Telegrafi
22/09/2016





































