Dita e mirë shihet në mëngjes – është një thënie e vjetër, të cilën shumica nesh nuk e kupton seriozisht
Nuk është njësoj se çka bëjmë në mëngjes, ndërsa këto janë gabimet më të mëdha sapo t’i hapim sytë.
Alarmi për pak kohë
Shprehia që disa herë ta shtyjmë alarmin na nervozon, ndërkaq është dëshmuar që ky gjumë “i vjedhur” nuk rigjeneron. Prandaj, kurdiseni orën bash kur dëshironi të ngriheni nga gjumi dhe do të ndiheni mirë sepse keni treguar forcë dhe vullnet, transmeton Telegrafi.
Kontrollimi i celularit në shtrat
Shumica e njerëzve flenë afër apo me celularët e tyre – një zakon ky i cili jo vetëm që dëmton kualitetin e gjumit, por mund të shkaktojë çrregullime në mëngjes. Të kalosh disa minuta duke shfletuar nëpër të rejat në rrjete sociale mund t’ju bëjë që të ndjeheni në ankth dhe në pamundësi për t’u fokusuar gjatë gjithë ditës.
Mos-ngrënia e mëngjesit dhe pirja e kafesë
Të zëvendësosh mëngjesin duke e rritur energjinë me kafe mund të duket një ide e mirë, por nuk është ashtu. Ngrënia e mëngjesit është thelbësore për një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Kështu, njëherë hani mëngjesin më pas mund të pini një kafe!
Kujdes me lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave që kanë shumë sheqer dhe kalori duhen zëvendësuar me fruta. Përpiquni të hani sa më shumë fruta gjë e cila ju ndihmon të ndiheni më të ngopur. Ato përmbajnë më shumë fibra dhe në këtë mënyrë ju largon urinë për një kohë më të gjatë.
Kujdes me drithërat
Edhe nëse hani drithëra për mëngjes, duhet të keni kujdes me masën që përdorni pasi mund të rrezikoni të merrni më shumë kalori seç duhet dhe kjo mund t’ju bëjë të shtoni në peshë.
Fruta dhe kos
Kosi është gjithsesi një zgjedhje e mirë, por kosi i frutave kanë shumë sheqer dhe më shumë kalori seç ka nevojë trupi juaj. Gjeni një kos që është me sa më pak yndyrë dhe për të shtuar ëmbëlsinë mund të përdorni fruta të freskëta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes