LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Gashi tregon arsyet se pse e mbajti të fshehur lidhjen dhe ardhjen në jetë të fëmijës: Shtatzënia erdhi pa plan

Shkurte Gashi tregon arsyet se pse e mbajti të fshehur lidhjen dhe ardhjen në jetë të fëmijës: Shtatzënia erdhi pa plan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, ka folur për herë të parë në një intervistë të gjatë rreth shtatzënisë dhe marrëdhënies me partnerin e saj, Albert Limani.

Ndër të tjerash, këngëtarja tregoi edhe arsyen se pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj përgjatë gjithë kohës dhe njëlloj bëri edhe me lidhjen e saj.

“Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, ka thënë këngëtarja.


Foto: Shkurte Gashi/Instagram

E njëjta ka treguar se dyshja kishin planifikuar dasmë, por që për shkak të një rasti vdekjeje në familje, gjithçka u anulua.

Shkurta gjithashtu vuri në dukje se shtatzënia erdhi pa plan, por që ardhja në jetë e djalit të saj, Mali, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur çiftit.

“Ne kemi pasur plane për të bërë një dasmë në verë, në shtator praktikisht, por për shkak të vdekjes së babait të Albertit, me të cilin unë kam pasur një lidhshmëri shumë të ngushtë, nuk kemi bërë dasmë edhe e kemi shtyrë që të kalojë një vit ose dy. Shtatzënia ka ardhur prej Zotit, nuk kemi pasur plane për të bërë fëmijë, mirëpo është gjëja më e bukur që na ka ndodhur. Edhe mendoj që është plotësuar një dëshirë e të ndjerit, babait të Albertit, që ai ka dashur të na shohë me një fëmijë. Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, ka thënë këngëtarja Gashi.

Angazhimet në jetën personale, e kanë lënë pak mbrapa këngëtaren nga aktivitetet muzikore – e që sigurisht një pjesë të fajit e ka edhe kriza e shkaktuar nga pandemia globale COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori