Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë babai i këngëtares Shkurte Gashi.

Me këtë rast u bë një reagim nga vet artistja, duke i bërë një dedikim prekës në rrjete sociale.


Ajo thekson se kjo vdekje e papritur i ka këputur shpirtin e duke e cilësuar si udhërrëfyesin më të mirë të jetës.

Postimi i plotë i Gashit (pa ndërhyrje):

"Ah babush i dashur…Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh.

Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime.

Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha dhe drita që më printe në çdo hap.

Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme.

Do të jetosh përherë në zemrën time, në kujtimet e mia, në çdo këshillë që më dhe e në çdo vlerë që ma mësove.

Pusho i qetë, babush krenaria ime e përjetshme". /Telegrafi/