LAJMI I FUNDIT:

Shkurtaj: Ballkani mund të përfshihet në kaos nëse shqiptarët në Maqedoni nuk marrin të drejtat e tyre

Shkurtaj: Ballkani mund të përfshihet në kaos nëse shqiptarët në Maqedoni nuk marrin të drejtat e tyre

”FoxNews” amerikan ka publikuar analizën e gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj, kushtuar Maqedonisë, ku shtron dilemën nëse urrejtja etnike dhe racore në Maqedoni mund të përhapet në tërë rajonin.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në Maqedoni vërtetojnë të vërtetën ogurzezë që në Ballkan urrejtja është mjaft e thellë, ndërkaq thekson se vendi është afër destabilizimit për shkak të legjitimitetit të shqiptarëve për çështjen e gjuhës shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Shkurtaj pyet nëse vërtet gjuha shqipe rrezikon Maqedoninë, apo kryetari Ivanov është duke fshehur diçka, duke shtuar se Gruevski nuk arriti të bëjë qeveri, ndërkaq Zaevi arriti të ket 67 nënshkrimet e nevojshme për të formuar qeveri.

Sipas gjuhëtarit Shkurtaj, një qeveri e Zaevit mund të rihapë hetimet për përgjimet e paligjshme dhe skandalet korruptive të Gruevskit, hap që mund t’i jep fund Gruevskit, prandaj Shkurtaj konsideron se Ivanovi tenton që ta shpëtojë Gruevskin përmes nxitjes së përplasjeve etnike.

Shkurtaj konsideron se për BE-në dhe SHBA-të Maqedonia është një eksperiment ku tentohet të detyrohet një bashkëjetesë ndërmjet grupeve etnike, shqiptarëve dhe maqedonasve, duke menduar që me pranimin e vendit në BE dhe nATO do ta dekurajojnë vendin që të ndjek lidhjet e vjetra me Rusinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fund të analizës së tij, Gjovalin Shkurtaj, konsideron se mosdhënia e të drejtave për shqiptarët në Maqedoni, vendin mund ta hedhë në kaos, ndoshta edhe në luftë, përfshirë tërë rajonin e Ballkanit, prandaj thekson se është jetike që BE-ja dhe SHBA-të të reagojnë që të mos lejohet edhe një gjakderdhje në Ballkan.

Analizën e plotë të Gjovalin Shkurtajt e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori