LAJMI I FUNDIT:

Shkupi mbetet i bllokuar, transportuesit kërkojnë t’u paguhet borxhi

Shkupi mbetet i bllokuar, transportuesit kërkojnë t’u paguhet borxhi

Transportuesit privatë me autobusët e tyre vijojnë protestën para objektit të Bashkisë së Shkupit, me çka është bllokuar bulevardi “Ilinden” përgjatë Fontanës deri tek kryqëzimi pranë “MI-DA”.

Ndihmë për zgjidhjen e problemit me pagesën e borxhit nga Qyteti i Shkupit, të premten kanë kërkuar edhe te kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilit siç thonë, i kanë dërguar kërkesë për takim.

“Zgjidhja e problemeve ditore, menaxheriale, si kjo me transportuesit, nuk është punë e Qeverisë, duhet ta zgjidhë sa më parë kryetarja e komunës dhe shumica e Këshillit nga OBRM-PDUKM për ta kthyer qytetin funksional në vend për banorët e Shkupit. Qytetarët nuk janë të interesuar për zënka, por për zgjidhje2, tha Kovaçevski në një intervistë për AIM-n.

Kompanitë private të transportit “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres” filluan bllokimin e kryeqytetit më 28 nëntor, kur me rreth 30 autobusë në kryqëzimin afër Mavrovkës, gjegjësisht bulevardeve “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” kërkuan që t’u paguhen borxhet e tyre që të mund të rifillojnë punën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori