LAJMI I FUNDIT:

Shkupi i katërti në botë për nga ndotja e ajrit

Shkupi i katërti në botë për nga ndotja e ajrit

Qyteti i Shkupit rikthehet në top 10 qytetet me ajër më të ndotur në botë. Shkupi sot është radhitur i katërti në botë, me indeks të ndotjes 163. E gjitha kjo vjen pasi që erërat e forta janë qetësuar dhe ajri është përsëri i ndotur pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket qytetit të Shkupi, lagjja e Lisiçes ishte më e ndotura në këtë fundjavë, me një koncentrim ditor të grimcave PM10 prej 159 mikrogramë për metër kub të shtunën dhe 113 të dielën, dhe koncetrimet për orë në këtë zonë arritën deri në 400 mikrogramë.


Në zonën perëndimore, qyteti më i ndotur ishte Kërçova, ku të shtunën vlera e grimcave PM10 ishte 147 mikrogramë për metër kub, ndërsa të dielën ishte 103.

Në zonën lindore, qyteti i Strumicës është me ajër më të ndotur, ku vlera ditore e grimcave PM 10, të premten, ka qenë 144 mikrogramë për metër kub , të shtunën 132, ndërsa të dielën 110. Ndërsa, hiç më mirë s’ka qenë edhe Velesi, në këtë qytet nga data 8 shkurt deri më 11 shkurt, vlera ditore e grimcave PM10 është mbi 100, dhe më e larta ka qenë më 9 shkurt, 148 mikrogramë për metër kub .

Ndërkaq, ende nuk funksionojnë stacionet matëse në Kumanovë, Koçan dhe Gjevgjeli dhe banorët e këtyre qyteteve nuk kanë të dhëna për nivelin e ndotjes së ajrit.

Përndryshe, në periudhat kur funksiononte stacioni i Kumanovës, ky qytet shfaqte vlerat më të larta të ndotjes nga të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori