Shkupi duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit

“Ky është vendimi më i drejtë, i mundshëm, i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Është vendim i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë, e ka përkrahjen time të plotë, dhe të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën”, ka deklaruar të enjten Thaçi, pas takimi që ka zhvilluar me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare .
“Ne po investojmë që të kemi raporte shumë të mira si dy shtete të pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike, edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarinë e vet, është shtet i pavarur që i merr vendimet e veta. Ne do të vazhdojmë punojmë që të kemi bashkëpunim të mirë me Maqedoninë, siç e kemi pasur deri më tash”, ka theksuar Thaçi. /Telegrafi/













































