LAJMI I FUNDIT:

Shkup, shoferi godet për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Shkup, shoferi godet për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

MPB-ja sot doli me detaje të reja për aksidentin që ndodhi mbrëmë afër qendrës “Capitol”, ku një këmbësor u godit për vdekje me makinë, ndërsa vozitësi u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas MBP-së fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 14:40 në bulevardin “Jane Sandanski”, afër qendrës tregtare ku vetura “Peugeot” e drejtuar nga 28-vjeçari me iniciale A.R, ka goditur 66-vjeçarin N.A, i cili menjëherë është dërguar Qendrën për Urgjencë, ku edhe konstatuan vdekjen e tij, përcjell Telegrafi Maedoni.


Vozitësi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por më vonë ai është arrestuar nga ana e njësisë speciale “Alfa” dhe është dërguar në Stcionin Policor në Gazi Babë.

Nga vozitësi janë marrë gjak dhe urinë për analizë, ndërsa vetura është dërguar në kontroll teknik.

Trupi i pajetë i N.A është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/