LAJMI I FUNDIT:

Shkup, një milion euro subvencione për mbështetjen e qytetarëve për nxehje ekonomike dhe ekologjike

Shkup, një milion euro subvencione për mbështetjen e qytetarëve për nxehje ekonomike dhe ekologjike

Qytetarët e Shkupit që dëshirojnë të kalojnë në nxehje ekologjike dhe do ta zgjedhin ta ndërrojnë sistemin e vjetër mund të marrin mbështetje nga Bashkia e Shkupit.

Për stufa me peleta qytetarë mund të marrin edhe përmes ministrisë së Ekonomisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Deri tani subvencionet ndahen për blerjen e stufave me peleta, ndërsa tani mbështetje mund të fitojnë edhe ata që vendosin të nxehen me klimë. Thirrja pritet të publikohet të hënën, ku qytetarët e interesuar do të mund të paraqiten.

Për secilën pajisje të klimës, secili qytetar që i plotëson kushtet për subvencionim mund të fitojë gjysmën shumës së pajisjes, por jo më shumë se 15.000 denarë ndërkaq kushtet do të publikohen në thirrjen publike.

Pritet që me këtë masë më shumë se 1.300 amvisëri gjatë këtij viti mund të fitojnë mundësinë e nxehjes më të lirë në amvisëritë e tyre, e më pastaj të kontribuojnë për uljen e ndotjes së ajrit.

Vendimi për t’u subvencionuar këto pajisje më bashkëkohore është sjellur në bazë të analizës së Bashkisë së Shkupit, kurse buxheti i kësaj bashkie për pajisje bashkëkohore pritet të jetë 20 milion denarë, dhe 15 milion denarë për stufa me peleta.

Thirrja publike tani është shpallur në muajin janar, ndërsa do të zgjatë deri më 30 nëntor të vitit 2019. Mund të parashtrojnë kërkesë qytetarët të cilët kanë blerë shporet me peleta nga 7 nëntori i vitit 2018 deri në ditën e përfundimit të thirrjes. Sipas kushteve në konkurs, është paraparë që t’u kompensohen 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatim të përfshirë mbi të ardhurat e amvisërive. Thirrja realizohet mbi parimin “i pari kush vjen, i pari shërbehet.

Për sivjet janë paraparë 20 milionë denarë që do të shfrytëzohen për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e shporetit me peleta, me sistemim linear për amvisëritë, në varësi nga numri i arritur i kërkesave, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri.

Subvencione mund të marrin personat që deri më tani nuk kanë shfrytëzuar mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për blerje të shportit me peleta në shtëpinë e tyre dhe që kanë blerë në shtëpitë e tyre shporet me peleta në periudhën nga 1 janari i vitit 2019 deri në përfundimin e konkursit publik.

Konkursi publik do të shpallet në tremujorin e tretë të vitit 2019 dhe do të hapet në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Subvencioni ka për qëllim t’i motivojë qytetarët të cilët i ngrohin shtëpitë e tyre me shporet që kanë shfrytëzuar dru për ngrohje, naftë t’i zëvendësojnë me sisteme më të lira dhe më ekologjike për ngrohje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori