LAJMI I FUNDIT:

Shkup, konvikti i studentëve pesë ditë pa rrymë

Shkup, konvikti i studentëve pesë ditë pa rrymë

Afatet e provimeve, të kolokviumeve, nëse duhet t’i japin provimet gjatë sesionit të qershorit, janë një prej problemeve që këtyre ditëve i mundojnë të gjithë studentët. Por, për rreth 200 të studentë, ky nuk është problemi i tyre i vetëm.
Ata studentë të cilët gjatë këtij vikendi gjenden në konvikte gjenden ashtu siç dinë.

Ka edhe prej atyre studentëve që janë jashtë shtëpisë, kështu që nuk ka kush edhe t’u ndihmojë.


Drejtori i konviktit të studentëve thotë se për problemin është e informuar edhe Ministria e Arsimit, por se për shkak të festave nuk ka qenë e mundur të paguhet llogaria.

“Këtë problem e kanë të gjitha konviktet. Gjatë të gjitha këtyre viteve kemi provuar që të ndryshohet ligji për financimin e konvikteve, por ishte pa sukses. Është informuar MASH, por për shkak të festave nuk ka qenë e mundur që të transferohen mjetet te EVN, e prandaj është shkyçur rryma dhe po presin që t’u transferohen mjetet. Banuesit që qëndrojnë aty marrin ushqim të thatë, dhe janë siguruar qirinj për në mbrëmje”, është shprehur Lulzim Xhemaili, drejtori i KSHS Tome Stefanovski – Seniq.

Studentët dhe të punësuarit në konvikt shpresojnë që prej ditës së hënë do t’i shijojnë kushtet e njëjta civilizuese, sepse, siç thonë ata, të mësosh nën dritën e llambës nuk është privilegj./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori