LAJMI I FUNDIT:

Shkup, fillon samiti evropian i zonave të lira

Shkup, fillon samiti evropian i zonave të lira

Samiti evropian i zonave të lira që prej sot mbahet në Shkup me mbi 350 pjesëmarrës, fillon me panel ministror kushtuar ndihmës shtetërore për investitorët, në të cilin do të marrin pjesë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si edhe tre ministra nga vendet e rajonit.

Do të bisedohet për harmonizimin e rajonit për politikat dhe unifikimin e qëndrimeve rreth ndarjes së ndihmës shtetërore. Bashkimi Evropian kërkon harmonizim rreth ndihmës shtetërore që të mos ketë zona vartëse.

Samitin paraprakisht me fjalime përshëndetëse do ta hapin zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), Aleksandar Mlladenovski dhe Muhamed Al Zaroni, kryetar i Organizatës Botërore të Zonave të Lira.

Gjatë samitit sot do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunimin midis ZZHTI dhe Organizatës Botërore të Zonave të Lira dhe do të mbahen panele me temat “E ardhmja e zonave të lira dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, “Tregtia ilegale dhe efektet e saj ndaj zonave të lira dhe programet e tyre të sigurta” dhe “Formimi i shoqatës e cila do t’i përfshijë të gjitha llojet e zonave”. Nesër është paraparë vizitë në zonën e lirë ekonomike në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori