LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 23 aksidente gjatë fundjavës, një këmbësor i lënduar rëndë

Shkup, 23 aksidente gjatë fundjavës, një këmbësor i lënduar rëndë

Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente, ku një nga këmbësorët ka marrë lëndime të rënda trupore, në 11 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 17 persona, ndërsa në 11 është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç informojnë nga SPB Shkup, gjatë fundjavës së kaluar janë sanksionuar 159 shoferë për vozitje të shpejtë, 16 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijat e bardha, pesë shoferë për rreshtim jo të rregullt, një për parakalim të paregullt, dy shoferë nuk nuk kanë dhënë leje kalimi veturave në zonat e udhëkryqit, 51 shoferë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, 11 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 29 shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.


Policia e komunikacionit ka shqiptuar 206 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 139 vetura.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 61 shoferë, ku 50 para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe 11 fillestarë, si dhe katër teknikisht të parregullta dhe 62 automjete të paregjistruara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori