LAJMI I FUNDIT:

Shkulën drunjtë e llojit të rrallë për të ndërtuar shtëpinë e re, çifti nga Kalifornia gjobitet me 18.000 dollarë

Shkulën drunjtë e llojit të rrallë për të ndërtuar shtëpinë e re, çifti nga Kalifornia gjobitet me 18.000 dollarë

Një çift bashkëshortor nga Kalifornia janë dënuar pasi kishin shkulur dhe më pas i kishin mbjellë sërish dhjetëra drunjë të llojit Joshua, që janë të mbrojtura me ligj – e këtë veprim e bënë që të fitojnë më shumë hapësirë për ndërtimin e shtëpisë së re, shkruan The Guardian.

Jeffrey Walter dhe Jonetta Nordberg-Walter, banorë të San Bernardinos, do të duhet të paguajnë 18.000 dollarë dënim për shkuljen e 36 drunjëve, transmeton Telegrafi.


Drunjtë e llojit Joshua nuk mund të shkulen apo rivendosen në ndonjë lokacion tjetër, pasi figuron në listën e drunjëve të rrezikuara nga “shfarosja” në Kaliforni.

Ky lloj i drurit që i përket familjes Agava, rritet në shkretëtirën Mojave dhe jetojnë në një mesatare prej 150 viteve. E dyshja janë raportuar nga fqinjët që i kishin parë sesi me traktor po i shkulnin drunjtë – megjithatë ky veprim u ka kushtuar shtrenjtë.

Në anën tjetër, ekspertët kanë vlerësuar se ky lloj i drurit do të “zhduket” deri në fund të këtij shekullit, si rezultat i ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/