LAJMI I FUNDIT:

SHKRUAR PËR EPITAF PERSONAL

SHKRUAR PËR EPITAF PERSONAL

Poezi nga: Dylan Thomas
Përktheu: Kujtim Morina

Duke ushqyer krimbat.
Kë të fajësoj
i shtrirë përdhe
më në fund nga koha
këtu nën tokë me vajza dhe banditë.
Kë të fajësoj?
Nënën,
krimi i dashurisë i së cilës
më dha formë
në mitrën e saj.
Kush më dha jetë dhe pastaj varr?
Nënën fajësoj.
Ja ky është fundi i punës së saj,
gjymtyrë dhe mendje të vdekura,
E gjithë dashuria dhe djersa
kanë shkuar tani drejt kalbjes.
Unë jam përgjigja e njeriut për çdo pyetje,
qëllimi dhe destini.