LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 16 numri i viktimave në Shqipëri

Shkon në 16 numri i viktimave në Shqipëri

Ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

10 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë, ndërsa 1 person në Kurbin, pasi u hodh nga ballkoni pas panikut.

Tërmeti në Shqipëri, identifikohen 10 prej viktimave
Lexo po ashtu Tërmeti në Shqipëri, identifikohen 10 prej viktimave

Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar.

Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale
Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

Dy zonat më të prekura ku është shënuar dhe numri më i madh i viktimave janë Durrësi dhe Thumana. Në këtë të fundit janë shpëtuar 35 persona.

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi Shqipërinë rreth orës 03:54 të së martës. Për pasojë banesa dhe pallate pësuan dëmtime të shumta duke zënë poshtë edhe njerëz. Më pas tërmeti u pasua edhe me lëkundje të tjera të forta./tvklan.al