LAJMI I FUNDIT:

Shkollat e Skenderajt ende pa sanim të dëmëve

Shkollat e Skenderajt ende pa sanim të dëmëve

Katet e para në disa shkolla në Skenderaj vazhdojnë të jenë të papërdorshme për shkak të vërshimeve të janarit. Nga kjo komunë treguan që vlera e dëmeve ka shkuar në gjysmë milioni euro nëpër institucione arsimore dhe kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Arsimit. Por, sipas pushtetit lokal akoma nuk është bërë ndonjë hap drejt sanimit të dëmeve.

Dëmet që shkaktoi shiu i janarit në Skenderaj ishin të mëdha.


Atë ditë kur gjithçka u vërshua kështu ishte pamja e shkollës teknike “Anton Çeta”.

Uji është larguar, por dëmet i ka lënë pas.

Tash e një muaj akoma nuk është bërë sanimi i dëmeve. Krejt ato çka kanë nevojë të rinovohen i bëri me dije drejtori i kësaj shkolle, Agron Istogu.

“Dëmet kryesisht janë bërë në dyert e shkollave. D.m.th. aty ku ka prekur druri, aty është prishur. Dëmet më të mëdha janë bërë në palestrën e sportit sepse ka qenë palestër e re, ulëset e kanë humbur formën e tyre dhe është prekur po ashtu edhe bufeja e shkollës”, thotë drejtori i shkollës.

Në ndërkohë, vlerësimi i dëmeve është bërë megjithëse nuk kanë nisur investimet.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura tregon se dëmi në të gjitha shkollat ka shkuar në gjysmë milioni euro.

“Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Mësimin e kemi fillu, sidomos gjimnazi është shumë i goditur, kati i parë është jashtë funksionit. Ka dëme në sistemin e ngrohjes, palestrat sportive janë totalisht jashtë funksionit dhe vlerësimi që kemi bërë vetëm në shkolla ka shkuar dëmi gjysmë milionë, por mësimi ka filluar në kate të dyta të shkollave dhe me një rimodelim të hapësirës”, thotë Nura.

I pari i Skenderajt bëri të ditur se ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për të kompensuar dëmet në shkolla.

Televizioni ka pyetur këtë Ministri nëse do të ndërmarrë ndonjë hap, por gjatë ditës nuk ka pranuar përgjigje./Dukagjini/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori