Ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, ka shprehur shqetësimin se protestat aktuale të Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur. E, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka propozuar që organizatorët ta kthejnë presionin tek drejtori i Policisë së Kosovës dhe kryetari i Sindikatës së Policisë.
Shkodra ka deklaruar se kërkesat e Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur për shkak të situatës së sigurisë në vend.
“Ky është një lajm jo i mirë për shkak se protestat në këtë kohë kur vendi po kalon një sfidë në rrafshin e sigurisë nuk janë të duhura dhe mendoj se institucionet e vendit do të duhej të bënin më shumë që të dakordoheshin më Njësinë Speciale me qëllim që të arrinin një marrëveshje e cila do të fillonte zgjidhjen e kërkesave të tyre. Të dy palët janë pozicionuar skajshmërisht. Pritja ime ka qenë që do të afrohen palët gjatë kësaj periudhe kohore, duke bashkëbiseduar dhe duke krijuar ekipe pune me qëllim që të çonin në zgjidhjen e atyre kërkesave dhe tashmë është faktike që nesër do të ballafaqohen me atë protestë”, ka thënë Shkodra, në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit.
Tutje ai ka theksuar se “projektbuxheti është finalizuar dhe tashmë jemi para aktit të kryer dhe në këtë fazë çdo presion i kësaj forme është i panevojshëm dhe nuk arrin qëllimet e veta”.
“Do të ishte e rrugës që të merren në konsideratë kërkesat e Policisë së Kosovës dhe të njëjtat do të ishte mirë që të zgjidheshin. Policia do të duhet të kishte më shumë mirëkuptim në rastin konkret sa i përket situatës së sigurisë ku gjendet vendi, por edhe Qeveria e Kosovës do të duhet t’i merr më seriozisht gjithë ato kërkesa që vijnë nga ana e tyre, por ndoshta nuk janë në kohën e duhur”, vijon ai.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala ka deklaruar se organizatorët duhet të reflektojnë dhe të kthejnë presionin tek drejtori i Policisë së Kosovës dhe kryetari i Sindikatës së Policisë, ku më pas ata do të drejtonin kërkesat e tyre drejt qeverisë.
“Kjo qeveri do të duhej të reflektonte në aspektin e kërkesave të përgjithshme… Në kontekstin aktual, dita e nesërme nuk do të duhej të kishte fare protestë nga ana e policisë, por do të duhej që tani të reflektonin organizatorët dhe t’i kthehet presioni tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës së bashku me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës. Ata të jenë dy protaganistët kryesorë që duhet të avancojnë më tutje në nivelin politik në shtruarjen e kërkesave të tyre për kabinetin qeveritar”, ka thënë Shala. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo