Shkëndija e mbanë rekordin evropian, por zviceranët kërkojnë nga Young Boys ta thyej rekordin e ekipit kuq e zi
Mënyra bindëse e fitimit të titullit të kampionit sezonin e kaluar nga Shkëndija paraqet rekord në suaza Europiane sa i përket diferencës së pikëve me vendin e dytë.
Prestigjiozja zvicerane Blick.ch potencon suksesin e kuqezinjëve, duke hapur dilemën nëse ndonjë skuadër do të mund të prek rekordin e Shkëndijës.
Ngritja e kuqezinjëve nga viti në vit ka bërë që Shkëndija tashmë të fitojë imazh edhe në vendet më të avansuara dhe jo të rralla janë rastet kur ekipi gjen hapsirë në media prestigjioze europiane.
Dhe kjo ndodh jo vetëm për paraqitjet në Europë, jo vetëm kur kemi përballë me Milanin, Red Bull Salzburgun, Rosenborgun, Gentin, Helsinkin, e kështu me rradhë, por edhe për arritjet në skenën vendore. Rasti i fundit vjen nga Zvicra, kur prestigjiozja Blick.ch merr Shkëndijën si shembull si bartëse e rekordit për fitimin e titullit të kampionit me diferencën më të madhe ndaj vendit të dytë. +35 pikët e Shkëndijës ndaj Vardarit nga sezoni garues 2017/2018 deri tani janë të paprekshme në gjithë Europën dhe më gjërë dhe Blick.ch potencon se duhet sforco e madhe që ndonjë ekip të prek këtë arritje.
Arsye për të bërë këtë analizë është diferenca e liderit aktual të Super Ligës së Zvicrës, ku Young Boys në pauzën e dimërit shkoi me 19 pikë më shumë se vendi i dytë. Pyetja e hapur e Blick.ch është nëse kjo skuadër do të jetë e denjë për të synuar këtë rekord, për më shumë që askush më parë nuk ka mundur të bëjë atë Shkëndija realizoi sezonin e kaluar. Më tej analizohet sezoni i Shkëndijës me duke potencuar faktin se në pauzën dimërore kuqezinjtë kishin ‘vetëm’ tetë pikë përparësi para Vardarit.
“Historia europiane e futbollit u shkrua më 20 maj 2018 në Tetovë, qytet në veriperendim të Maqedonisë dhe vendlindja e Blerim Xhemailit”, thuhet në fillim të raportit të Blick.ch, duke vijuar: “35 pikë përpara! Asnjëherë më parë në Evropë një klub nuk ka dominuar ligën vendore aq shumë. Një rekord që Young Boys do ta thyejë tani? Matematikisht mjaft e mundshme, pasi në gjysmësezonit skuadra nga Berni është 19 pikë përpara.”
Në vijim përmenden rekordet momentale në disa liga dhe në Zvicër është gjenerata e Bazelit e udhëhequr nga Xherdan Shaqiri që në vitin 2012 fitoi titullin me 20 pikë më shumë se vendi i dytë.
Në Gjermani rekordi është i Bayernit të Munihut që nën drejtimin e Jupp Heynckes në vitin 2013 kishin 25 pikë avantazh. Në Angli Manchester City me Pep Guardiolën në vitin 2018 doli kampion me 19 pikë avantazh.
Ky raport i këtij mediumi të njohur zviceran është një tjetër tregues për nivelin që prekin kuqezinjtë në suaza ndërkombëtare dhe jo vetëm si rezultat i pranisë mediale, por edhe falë punës dhe sukseseve të arritura në skenën vendore dhe europiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez
City merr fitore të lehtë në udhëtim te Fulham, marshon drejt titullit në Angli
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë