Shkencëtari i Meta-s thotë se frika që AI rrezikon njerëzimin është qesharake
Një nga tre “kumbarët e AI-s”, ka thënë se teknologjia nuk do të pushtojë botën dhe nuk do të shkatërrojë përgjithmonë vendet e punës.
Yann LeCun tha se frika e disa ekspertëve që AI përbën një kërcënim për njerëzimin ishte “qesharake”, transmeton Telegrafi.
“Kompjuterët do të bëheshin më inteligjentë se njerëzit, por kjo ishte shumë vite larg dhe ‘nëse e kuptoni se nuk është i sigurt, thjesht mos e ndërtoni’”, tha ai.
Një këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kohët e fundit i tha BBC-s se disa teknologji të inteligjencës artificiale të fuqishme mund të kenë nevojë të ndalohen.
Në vitin 2018 Profesori LeCun fitoi çmimin Turing me Geoffrey Hinton dhe Yoshua Bengio për përparimet e tyre në AI dhe të tre u bënë të njohur si “kumbarët e AI-s”.
Profesori LeCun tani punon si shkencëtar kryesor i AI-s në Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Ai nuk pajtohet me bashkëkumbarët e tij se AI është një rrezik për ekzistencën e njerëzimit.
“A do ta pushtojë AI botën? Jo, ky është një projeksion i natyrës njerëzore në makina”, tha ai. Do të ishte një gabim i madh të mbash kërkimin e AI-s ‘në dry’”, shtoi ai.
Njerëzit që shqetësoheshin se AI mund të përbënte rrezik për njerëzit e bënë këtë sepse nuk mund ta imagjinonin se si mund të monitorohej, argumentoi Profesori LeCun.
“Është sikur ta kishit pyetur dikë në vitin 1930 se si do ta bëni një turbo-jet të sigurt? Turbo-jetët nuk ishin shpikur ende në vitin 1930, ashtu siç nuk është shpikur ende AI e nivelit njerëzor”.
“Aeroplanët Turbo përfundimisht u bënë tepër të besueshëm dhe të sigurt”, dhe e njëjta gjë do të ndodhte me AI-n”, potencoi ai.
LeCun se nuk kishte asnjë dyshim që AI do të tejkalonte inteligjencën njerëzore. Por studiuesve u mungonin ende konceptet thelbësore për të arritur atë nivel, i cili do të kërkonte vite, nëse jo dekada për të arritur.
Është argumentuar se AI ka potencialin për të zëvendësuar shumë vende pune dhe disa kompani kanë ndaluar rekrutimin për role të caktuara.
“Kjo nuk do të lërë shumë njerëz pa punë përgjithmonë”. Por puna do të ndryshonte sepse ne nuk e kemi idenë se cilat do të jenë punët më të spikatura pas 20 vjetësh”, deklaroi profesori LeCun për BBC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Amazon pritet të prodhojë televizorë dhe ata do të jenë me ekran të madh
Android më i pasigurti
Snapdragon 898 do të jetë çipi i ardhshëm kryesor
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'