Varri në të cilin mund të jetë varrosur Jezu Krishti daton afro 1.700 vjetësht, kanë zbuluar shkencëtarët.
Testet e kryera në mbetjet e një shpelle gëlqerore në Kishën e Varrit të Shenjtë, në Jeruzalem, e datojnë atë rreth vitit 345 , raportoi National Geographic.
Dëshmitë e mëparshme kishin mbërritur vetëm në 1000 vjet, në periudhën e Kryqtarëve.
Edhe pse është e pamundur të themi përfundimisht nëse varri është vendi i varrimit të një çifuti të njohur si Jezusi i Nazaretit, Kisha e Varrit të Shenjtë është pranuar gjerësisht si vendi i varrosjes së Krishtit.
Hulumtimi, i kryer nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, nuk ofron dëshmi të mëtejshme nëse Jezusi ishte varrosur në varr, por është në përputhje me besimin historik se romakët e lashtë ndërtuan një monument në këtë vend, rreth 300 vjet pas vdekjes së tij, raporton bota.al.
Dhiata e Re thotë se Jezusi vdiq ose në 30 ose 33 të erës sonë, por tregimet historike sugjerojnë që romakët e gjetën dhe e ruajtën varrin në vitin 326 të erës sonë.
Datimi e vendos ndërtimin origjinal të varrit në kohën e sundimit të Konstandinit, perandorit të parë të krishterë të Romës, i cili filloi kalimin e perandorisë në krishtërim.
Sipas traditës, Konstandini kërkoi ndërtimin e monumentit mbi atë që që besohej se ishte vendvarrimi i Jezusit.
Një ekip shkencëtarësh po kryente punën e restaurimit në vendin e varrimit, ku përfshihej hapja dhe gërmimi i varrit, që është vulosur me shekuj.
Shkencëtarët gjetën eshtrat e një shtrati gëlqeror që tradita thotë se mund të kenë mbajtur trupin e Jezusit. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251