Hulumtuesit nga Max Planck Institute for Human Development në Berlin kanë publikuar një studim në revistën JAMA Psychiatry ku kanë zbuluar që orët e shpenzuara duke shikuar filma pornografik mund të kenë një lidhje me ndryshimet e volumit të substancës gri në një regjion të caktuar të trurit.
Për këtë studim shkencëtarët kanë rekrutuar 64 meshkuj të shëndetshëm të moshave 21 deri 45 vjet, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit e këtij studimi kanë mbushur disa anketime rreth sasisë së kohës që e shpenzojnë duke shikuar filma pornografik brenda një jave, e gjë që dallonte në mënyrë drastike mes pjesëmarrësve.
Ishte zbuluar se meshkujt nuk shpenzojnë më shumë se 4 orë në javë duke shikuar materiale pornografike.
Pastaj, turinjtë e meshkujve ishin skanuar me përdorimin e MRI përderisa shikonin imazhe pornografike, ose imazhe jo-seksuale. Studiuesit kishin zbuluar një lidhje negative mes kohës së kaluar duke shikuar filma pornografik dhe volumit të substancës gri të kaudatit të djathtë të striatumit. Kur meshkujt kishin shikuar materiale pornografike, skanerët MRI kishin zbuluar edhe një zbritje në funksionin e regjionit të trurit që njihet për procedimin e motivacionit.
Studimet janë vetëm fillestare dhe hulumtuesit e pranojnë që duhen studime të mëtutjeshme dhe më rigoroze para se t’i japin konkluzionet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe