Stuhia që mbuloi Pekinin disa ditë më parë me një ngjyrë kafe-portokalli nuk ishte me rërë, domethënë ajo që mbart grimca rëre, por ishte një stuhi pluhuri.
Kjo mund të tingëllojë si një ndryshim i parëndësishëm që ka rëndësi vetëm për gjeologët, por madhësia e grimcave luan një rol të madh në shëndetin e banorëve.
Grimcat e rërës janë grimca më të mëdha se 0,06 mm në diametër, dhe grimcat e pluhurit janë më të vogla, më të lehta dhe mund të udhëtojnë shumë, shumë më larg. Era nuk do të dërgojë rërën aq lehtë në distanca të mëdha, pra qindra kilometra, ndërsa pluhuri do të përhapet shumë më lehtë në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Grimcat më të vogla se 10 mikrometra, dhe veçanërisht ato më të vogla se 2.5 mikrometra, përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, sepse ato janë mjaft të vogla për të përfunduar në mushkëritë tona.
Kush është fajtori kryesor?
Çfarë i shkakton stuhitë e pluhurit të sotëm – a është ai një proces i natyrshëm apo ndoshta është rezultat i ndryshimit të klimës? Përgjigja është komplekse dhe është ndoshta një kombinim i disa faktorëve, thotë gjeologu Matt Telfer i Universitetit të Plymouth në revistën Conversation.
Në një studim të fundit, shkencëtarët analizuan shkallën në të cilën sisteme të ndryshme shoqërore në Kinë gjatë 2000 viteve të fundit, si dhe ndryshimi i klimës, kanë ndikuar në frekuencën e stuhive të pluhurit. Ata zbuluan se rritja e numrit të stuhive përkoi me rritjen e popullsisë dhe forcimin e qarkullimit muson aziatik.
Dhe është interesante që frekuenca e stuhive të tilla u rrit gjatë periudhës së shirave të mëdha, sepse në atë periudhë popullsia u zhvillua më shpejt dhe u përdor një zonë më e madhe bujqësore.
Një faktor tjetër që ndikon në shfaqjen e stuhive të pluhurit është me origjinë natyrore. Për shembull, Sahara, me popullsi të pakët, është burimi më i madh i pluhurit atmosferik në botë, pavarësisht nga madhësia e tij modeste. Arsyeja për këtë janë kushtet e thata të shkretëtirës, zonat e depozitave të imta të sedimenteve dhe malet afër që drejtojnë erën në zonë.
Roli pozitiv
Stuhitë e pluhurit gjithashtu kanë një rol pozitiv për të luajtur. Gjegjësisht, ato transportojnë lëndë ushqyese kryesore minerale në oqean, të tilla si hekuri, kështu që nganjëherë quhen plehra për fitoplanktonin e oqeanit.
Një studim i vitit 2014 tregon se më shumë se tre të katërtat e hekurit të shkrirë në Atlantikun e Veriut vijnë nga pluhuri i Saharës. Disa studime të tjera kanë sugjeruar që pluhuri Saharian luan një rol vendimtar në fekondimin e pyjeve të Amazonës me fosfor ushqyes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë