LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët shpjegojnë tërheqjen momentale ndaj një personi

Shkencëtarët shpjegojnë tërheqjen momentale ndaj një personi

Nëse jeni pyetur ndonjëherë pse ju pëlqen ndonjë fytyrë e re, më në fund shkenca mundet të ofrojë përgjigje.

Në fakt, vendimi rreth asaj se a është tërheqëse një fytyrë e re apo jo, ky vendim merret në korteksin e mesëm të trurit, që gjendet pranë ballit. Pjesë të ndryshme të kësaj pjese të trurit marrin vendim nëse një person i caktuar është i duhuri për ju, transmeton Telegrafi.

Në bazë të rezultateve të kryera në Irlandë,vendimi merret për sa hap e mbyll sytë, pasi ta keni vërejtur fytyrën e re. Për ta kryer hulumtimin, shkencëtarët kishin sjellë 78 femra dhe 73 meshkuj. Që të gjithë ishin heteroseksualë dhe të vetmuar.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kishin krijuar çifte, të cilat ishin ulur dhe kishin biseduar për pesë minuta. Më pas çiftet ishin ndërruar, pjesëmarrësit kishin plotësuar anketën rreth asaj se kë do të dëshironin, ta shihnin,

Mirëpo, para fillimit, shkencëtarët kishin skanuar trurin e 39 pjesëmarrësve. Aktiviteti i tyre i trurit ishte incizuar derisa ata vështronin fotografitë e personin që së shpejti do ta takonin.

Atyre u ishte dashur të vlerësojnë se me cilin prej tyre, një nga katër, për pak sekonda, të vendosnin se duan të jenë.

Gjatë ditëve në vazhdim ata ishin takuar disa herë me personat nga fotografia. 63% e tyre ka treguar interesimin e njëjtë për personin të cilin e kishin vlerësuar me notën më të lartë me rastin e vështrimit të fotografive, ndërsa që rreth 20% e tyre edhe më tutje kishin vazhduar të takohen pas përfundimit të hulumtimit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori