LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin se pse disa binjakë janë identikë

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin se pse disa binjakë janë identikë

Misteri mjekësor se çfarë ndikon që disa binjakë lindin identikë mund të jetë zgjidhur nga shkencëtarët në Holandë, duke rritur shpresat për trajtimin e çrregullimeve të lindura

Binjakët identikë formohen pasi një vezë e fekonduar, e quajtur zigotë, ndahet në dy embrione që ndajnë saktësisht të njëjtat gjene. Arsyeja e ndarjes nuk dihet.


Teoria mbizotëruese ka qenë se procesi biologjik që çon në “binjakëzimin monozigotik” është i rastësishëm. Por studiuesit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Vrije Universitetit Amsterdam besojnë se kanë gjetur një “nënshkrim” të përbashkët në ADN-në e binjakëve identikë.

Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Communications, pa modifikimet epigjenetike në ADN-në e binjakëve, faktorë që mund të ndryshojnë gjenet “on” ose “off” pa ndryshuar sekuencën e tyre themelore. U zbulua se binjakët identikë nga e gjithë bota ndanin shenja të ngjashme në 834 pika në gjenomin e tyre.

Shenjat e përbashkëta, thonë shkencëtarët, mund t’i lejojnë studiuesit të përcaktojnë, me saktësi deri në 80%, nëse një individ është një binjak identik, përfshirë ata që nuk ishin në dijeni se kishin humbur binjakun e tyre në bark, i njohur si sindromi binjak i zhdukur, ose nëse janë ndarë në lindje.

Ende nuk është vërtetuar se shenjat kimike në ADN janë shkaku i krijimit të binjakëve identikë, pasi është e mundur që është pasojë e procesit të binjakëzimit. Por thuhet se është një teori e besueshme dhe zbulimi i shenjave të përbashkëta mund të jetë i dobishëm për një grup të gjerë njerëzish.

Nancy Segal, një psikologe zhvillimi në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, tha për Science News se ishte “një gjetje shumë, shumë e rëndësishme”, pasi binjakët identikë janë të predispozuar për një sërë kushtesh, citoin Anabel.

Hulumtimi do të ndihmojë te studimet për njerëzit me çrregullime specifike, sepse mund t’i përkasin grupit të njerëzve që kanë qenë binjakë identikë dhe e kanë humbur vëllain/motrën në barkun e nënës ose janë ndarë në lindje.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori