LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët: Kjo është karakteristika që e kanë vetëm njerëzit inteligjentë

Shkencëtarët: Kjo është karakteristika që e kanë vetëm njerëzit inteligjentë
women holding doughnuts in front of eyes.

Sensi për humor është në çdo aspekt veti e dëshirueshme.

E konsideroni veten me sens humori? Mbase nxisni të qeshurat tek tjerët vetëm në rrethin e miqve të ngushtë, derisa para të panjohurve tregoheni të përmbajtur.


Sido që të jetë, sensi dhe prirja për humor është në përgjithësi shenjë e intelegjencës mbi mesataren.

Kështu së paku pohojnë shkencëtarët Gil Greengross dhe Geoffrey Miller nga Universiteti në New Mexico, si dhe Rod Martin nga Universiteti Western Ontario, ekspertë të kësaj fushe.

Studimi ka treguar se intelegjenca e përgjithshme është parakusht i rëndësishëm i sensit për humor, pavarësisht nga variablat tjera dhe se humori është shenjë e kapaciteteve të konsiderueshme mendore.