LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e konfirmojnë JETËN PAS VDEKJES!

Shkencëtarët e konfirmojnë JETËN PAS VDEKJES!

Vdekja është pasojë e pashmangshme e jetës, por shkencëtarët besojnë se ata mund ta kenë gjetur dritën në fund të tunelit.

Jeta pas vdekjes është “konfirmuar” nga ekspertët që thonë se vetëdija vazhdon edhe atëherë kur zemra e një personi ka ndaluar së rrahuri, transmeton Telegrafi.


Në një studim me më shumë se 2,000 njerëz, shkencëtarët britanikë kanë konfirmuar se mendimet vazhdojnë edhe pas vdekjes, dhe njëkohësisht e kanë zbuluar dëshminë bindëse të një përvoje jashtë trupit për një pacient që ishte deklaruar i vdekur nga doktorët.

Shkencëtarët kishin besuar se truri e ndalon të gjithë aktivitetin 30 sekonda pasi të ketë ndaluar zemra së pompuari gjak përgjatë trupit, dhe në këtë periudhë ndalej edhe vetëdija.

Por, hulumtimi nga Universiteti i Southampton tregon të kundërtën.

Studimi i ri tregon se njerëzit vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm për mbi tre minuta pas vdekjes.

Duke folur për këtë studim të hatashëm, udhëheqësi i studimit Dr. Sam Parnia ka thënë: “Ndryshe nga perceptimi, vdekja nuk është moment specifik por proces i kthyeshëm që ndodh atëherë kur ndonjë sëmundje apo aksident e shkakton zemrën, mushkëritë dhe trurin të ndalojë funksionin. Nëse bëhen përpjekje për ta rikthyer këtë proces, kjo ndryshe referohet si ‘arrest kardiak’, sidoqoftë, nëse këto përpjekje nuk kanë sukses, quhet ‘vdekje’.”

Nga 2,060 pacientët nga Austria, Amerika dhe Britania e Madhe të intervistuar për studimin që iu kishin mbijetuar arresteve kardiake, 40 për qind e tyre kishin thënë se kishin qenë të aftë të rikujtojnë një formë të vetëdijes pasi që ishin deklaruar me vdekje klinike.

Dr. Parnia tregon se njerëzit mund të kenë aktivitet mendor në fillim, por pastaj e humbin memorien pas rikuperimit, qoftë për shkak të efekteve të lëndimit në trup apo ilaçeve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori