LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e kanë konstatuar: Pagjumësia nuk është sëmundje ‘imagjinare’, por problem gjenetik

Shkencëtarët e kanë konstatuar: Pagjumësia nuk është sëmundje ‘imagjinare’, por problem gjenetik

Problemi për të fjetur apo pagjumësia shpeshherë është ndërlidhur me stresin dhe ankthin, ndërsa një studim i ri ka treguar se shkaktari i pagjumësisë mund të jetë gjenetik.

Ekipi ndërkombëtar i hulumtuesve kanë zbuluar shtatë gjene që ndërlidhen me çrregullimet e gjumit, transmeton Telegrafi.


Ky zbulim mund të shpijë në zbulimin e një ilaçi që e trajton këtë sëmundje dhe i shpëton qindra mijëra njerëz në botë që vuajnë nga ky fenomen.

Madonna, George Clooney, Lady Gaga dhe Kim Cattrall kanë folur haptas për problemet e gjumit gjatë natës.

Sidoqoftë, ky zbulim shpjegon se ndryshimet gjenetike ndërlidhen me pagjumësinë te meshkujt dhe femrat. Deri sot është besuar se pagjumësia është problem psikologjik dhe vjen si pasojë e depresionit, mërzisë ose punës së ngarkuar.

Hulumtuesit kanë analizuar mostrat e ADN-së të 113,000 njerëzve nga Holanda dhe Mbretëritë e Bashkuara për ta hulumtuar këtë çrregullim.

Një nga gjenet që është gjendur te këta njerëz ka qenë ai ‘MEIS1’, i cili edhe më parë është ndërlidhur me çrregullime të gjumit.

Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të ndihmojë që ta kuptojmë më mirë pagjumësinë si çrregullim në nivel neuronal dhe në krijimin e ilaçeve për trajtimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori