LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët: Birra është e mirë për shëndetin kur konsumohet në sasi të kufizuar

Shkencëtarët: Birra është e mirë për shëndetin kur konsumohet në sasi të kufizuar

Dëshioni t’i arsyetoni gotat me birrë që do t’i pini sonte?

Atëherë jeni me fat; një studim i ri i publikaur në revistën “The American Journal of the Modern Sciences” ka ardhur me një përfundim befasues ku thotë se birra mund të ketë më shumë përfitime shëndetësore sesa ç’mendojmë, transmeton Telegrafi.


Sipas këtyre shkencëtarëve, nektari i lëngshëm është i mbushur me antisoksudes dhe përmban më shumë proteina dhe vitamina B sesa vera.

Ndër tjerash, birra mund ta reduktojë edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përderisa nuk e teproni duke konsumuar.

Pra, vlen të ceket se studimi i referohet vetëm konsumimit të moderuar të birrës, që do të thotë se një apo dy gota birrë mund të jenë të shëndetshme, por nëse i pini më  shumë ju vetëm sa i bëni dëm vetes.

Përndryshe kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët thonë se birra ka përfitime shëndetësore, pasi që edhe më herët shkencëtarët e kanë ndërlidhur konsumimin e moderuar të birrës me nivel më të lartë të kreativitetit, rrezik më të ulët të diabetit, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori