LAJMI I FUNDIT:

Shkencërisht është konstatuar që soba me gaz shkakton probleme shëndetësore!

Shkencërisht është konstatuar që soba me gaz shkakton probleme shëndetësore!
gettyimages

Hulumtimi më i ri ka treguar që soba me gaz, përkatësisht gazi, mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për shëndetin, mirëpo disa ndër ta janë shumë të rrezikshëm

Sipas mendimit të grupit të shkencëtarëve të Universitetit të Bostonit në SHBA, me në krye dr. Jonathan Levi, shporeti me gaz mund të shkaktojë disa sëmundje të rrezikshme, meqenëse emetojnë po ato grimca të cilat avullojnë nga automobili dhe automjetet e tjera.

Profesori i mbrojtjes së ambientit, dr. Jonathan Levi ka thënë që bombolat me gaz janë ndotësit e rrezikshëm të shtëpisë, sepse emetojnë azot-dyoksid (NO₂), transmeton Telegrafi.

Hulumtimet kanë treguar që avullimi nga bombolat e gazit mund të shkaktojë astmë te fëmijët, si edhe potencialisht të çojnë në krijimin e qelizave kancerogjene.

Doktori gjithashtu ka thënë që madhësia e shtëpisë dhe ventilimi edhe më shumë i kontribuojnë këtij rreziku. Por po ashtu edhe në shtëpitë me më pak metra katrorë dhe me ventilim të keq apo pa kurrfarë ventilimi, materiet e dëmshme avulluese qëndrojnë më gjatë.

Dioksidi i azotit gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të astmës dhe çrregullime të frymëmarrjes tek të rriturit pas një kohe të gjatë.

Në një studim tjetër danez, shkencëtarët vërtetuan se njerëzit që kanë soba me gaz kanë 43% më shumë gjasa për të zhvilluar astmë. Edhe kur fiken, këto soba lëshojnë lëndë të dëmshme, si metani dhe benzeni, të cilat jo vetëm që dëmtojnë mjedisin, por sjellin edhe efekte të ndryshme anësore si rrahje të shpejta të zemrës dhe probleme me frymëmarrjen.

Për të reduktuar ekspozimin tuaj dhe të familjes ndaj gazeve të dëmshme, Dr. Levi këshilloi të përmirësoni ajrosjen dhe rrjedhën e ajrit në shtëpi – hapni dritaret ose ndizni aspiratorët gjatë gatimit.

Ekspertët këshilluan gjithashtu zëvendësimin e sobave me gaz me soba me pllaka induksioni, të cilat janë shumë më të forta dhe më të shpejta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori