LAJMI I FUNDIT:

Shkenca ka konstatuar vitet më të mira për lindje të fëmijëve: Arsyeja është e shkëlqyeshme!

Shkenca ka konstatuar vitet më të mira për lindje të fëmijëve: Arsyeja është e shkëlqyeshme!

Femrat e kësaj moshe kanë fëmijë më inteligjentë se ato të cilat kanë lindur në moshë më të re.

Disa çifte nuk dëshirojnë të lindin menjëherë fëmijë, sepse një herë dëshirojnë që pak të kënaqen vetë. Njëherë kur vendosin që të kenë fëmijë janë plotësisht të gatshme, ndërkaq tani është konstatuar edhe shkencërisht kur është koha më e mirë për të lindur fëmijë, mirëpo edhe që shtatzëninë do të duhej pak ta prolongoni.


Hulumtuesit e Shkollës Londineze të Ekonomisë kanë studiuar të dhëna të ndryshme dhe kanë arritur në përfundimin se si femrat të cilat kanë lindur fëmijë në moshën 30 e më shumë vjeç kanë fëmijë më inteligjentë se sa ato që kanë lindur në moshë më të re, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka studiuar sjelljen e 18.000 fëmijëve britanikë dhe ka treguar se si fëmijët të cilët kanë nëna më në moshë kanë qenë më të mirë në provimin e shkathtësive kognitive.

Janë studiuar se si lexojnë, si shkruajnë, si mendojnë dhe si mbajnë në mend kur i kanë pasur 10 ose 11 vjeç.

Ndodh kështu sepse femrat të cilat kanë vendosur të lindin fëmijë më vonë, më parë kanë dashur të ndërtojnë karrierën dhe i janë përkushtuar vetes, dhe vetëm atëherë kur kanë qenë të gatshme kanë lindur fëmijë.

Si rezultat, nënat 30-vjeçare më shumë u kushtojnë kujdes fëmijëve, sepse kanë punë të përhershme.

Nga ana tjetër, femrat të cilat presin gjatë, për shembull deri në moshën 40-vjeçare, mund më vonë të kenë probleme me obezitetin. /Telegrafi/