Këshilla për ata që duhet të mbajnë ligjërata, shmangni banalitetet.
Ajo që secili prej nesh ka menduar para konferencave në dukje të pafundme tani konfirmohet nga shkenca: njerëzit e mërzitshëm flasin më shumë dhe zgjaten.
Në një letër zbavitëse për revistën “Natyra”, Robert Ewers i Kolegjit Perandorak të Londrës, tha se donte të hetonte temën për t’iu përgjigjur pyetjes: “Fjalimet e mërzitshme në konferenca mund të duken të pafundme. Ose mund të zgjasin vërtet shumë?”
“Kam marrë pjesë në 50 konferenca, – shpjegon Ewers – dhe kam regjistruar kohën e fillimit dhe kohën e përfundimit. Kam parë që fjalimi bëhej i mërzitshëm pas katër minutash, shumë kohë para se të bëhet e qartë nëse folësi do të ishte zgjatur”.
“34 fjalimet interesante zgjatën mesatarisht, në kohën 11 minuta dhe 42 sekonda, – vë në dukje studiuesi. – 16 të mërzitshëm u zvarritën për 13 minuta dhe 12 sekonda (duke humbur kështu një vlerë statistikisht të rëndësishme prej 1.5 minutash”.
Konkluzioni i Ewers është se për çdo 70 sekonda që një folës vazhdon të flasë, gjasat e fjalimit të mërzitshëm dyfishohen. Nga studiuesi gjithashtu vijnë disa këshilla për ata që duhet të mbajnë fjalime.
“Për të shmangur banalitetin, raportuesit duhet të paraqesin qëllimet e tyre në fillim dhe të përqendrohen në informacionin përkatës”, vëren Ewers. Ata duhet të shmangin sqarimet e parëndësishme, – përfundon ai, – përsëritjet, të zhyten në hollësi të parëndësishme si dhe të transmetojnë njohuri të përbashkëta si njohuri të reja”.
Kush flet më shumë?
Nëse meshkujve ju duket se femrat flasin shumë më tepër, s’është thjesht vetëm një përshtypje: tani shkencëtarët e Maryland kanë mundur të sjellin prova se një proteinë e prodhuar nga një gjen (FOXP2) luan një rol madhor në të folurin dhe veçanërisht në diferencën midis meshkujve dhe femrave.
Studime të mëparshme kishin treguar se në përgjithësi femrat mësojnë të flasin më herët se meshkujt, flasin më shpejt se meshkujt dhe sidomos, flasin rreth 3 herë më tepër se meshkujt. Një femër flet rreth 20.000 fjalë në ditë mesatarisht, kur meshkujt thonë mesatarisht 7.000 fjalë në ditë.
Dihej se ky gjen, që gjendet edhe te kafshët, luante rol në tingujt e prodhuar. Por nga fakti që vetëm dy aminoacide ndryshonin midis versionit të njeriut dhe atij të shimpanzesë, fillimisht u nënvleftësua, duke menduar se kaq pak ndryshim biokimik s’mund të shpjegonte diferencën e madhe në aftësinë për të folur midis njeriut dhe majmunit.
Studimi i fundit arriti t’i jepte një rol shumë më të qartë këtij gjeni. Kur shkencëtarët ndanë minjtë bebe nga mamaja, ata që klithnin dy herë më tepër kishin edhe dy herë më tepër nga proteina FOXP2 në analizat e trurit të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën