LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi te Start dhe Përfaqësuesja e Kosovës, Shala flet për rikthimin në formën më të mirë

Shkëlqimi te Start dhe Përfaqësuesja e Kosovës, Shala flet për rikthimin në formën më të mirë

Herolind Shala është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Rikthimi në kampionatin norvegjez i ka bërë mirë mesfushorit nga Kosova, që ka gjetur formën e tij.


Me skuadrën e tij Start, Shala ka bërë tre gola në 10 ndeshje por duke shtuar edhe tre asistime për bashkëlojtarët e tij.

Përveç formës së mirë që po kalon me klubin, Shala është bërë një titullar i padiskutueshëm edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës.

Me Startin, Shala ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Norvegjisë ndërsa po luftojnë edhe të mbesin në elitë.

Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori nga Kosova flet për rikthimin në futbollin norvegjez dhe Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/