LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi dhe rënia e Minierës së Strezovcit në Kamenicë, njerëzit lënin perëndimin për pagat e kësaj ndërmarrjeje (Video)

Shkëlqimi dhe rënia e Minierës së Strezovcit në Kamenicë, njerëzit lënin perëndimin për pagat e kësaj ndërmarrjeje (Video)

Miniera dikur mbante deri në 600 punëtorë, nga e cila mbaheshin 600 familje, pasi kishte paga të majme.

Miniera e Strezovcit në Komunën e Kamenicës, e cila ka filluar funksionimin e saj në vitet e 60-ta por që u shua në kohën e luftës, tregon minatori Raif Ramabaja, i cili në atë kohë ishte drejtor ekzekutiv i minierës.

“Miniera ka filluar punën rreth viteve 1965-66 dhe me intensitet të ndryshëm ka punuar deri në vitin 1998. Në vitet ’70 kjo minierë ka pasur kulmin e suksesit duke realizuar të hyra të mëdha. Ka qenë shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kamenicës bashkë edhe me ndërmarrjet tjera që janë marrë me përpunimin e jometaleve. Kanë qenë të punësuar mbi 200 punëtorë, por në gjirin e vet ka pasur edhe disa ndërmarrje tjera që kanë punësuar gjithsejtë rreth 600 punëtorë. Në atë kohë pagat që kanë marrë punëtorët ndoshta ishin më të mëdhatë në rajon. Kështu që e ka pasur lakmi çdokush që ka punuar këtu”, tregon për RTV Dukagjinin Raif Ramabaja, ish-drejtor i Minierës së Strezovcit.

Këto vagoneta të cilat tashmë janë të ndryshkura, dikur bartnin magnezit, kaolin, kuarc, hekur e minerale të tjera, pasi që kjo minierë masën më të madhe e kishte me magnezit, ku sasia e saj ishte deri në në 1.3 milion tonelata.

“Xehet apo mineralet jometalike kanë qenë burimi i punës. Sipas të dhënave nga entet kompetente, mendohet se më shumë se 1.3 milion tonelata magnezit disponon kjo minierë.

Të gjitha këto, miniera e Strezovcit i eksportonte në shumë vende të botës, ndërkaq të hyrat nga kjo, kapnin shifrën deri në 30 milionë dollarë.

“Miniera ka qenë organizata që ka realizuar të hyrat më të mëdha në Komunën e Kamenicës. Ka pasur të hyra diku 25 apo 30 miliardë dollarë në vit. Produktet tona janë eksportuar jashtë vendit. Ka pasur eksport në Serbi, por 50% e mineraleve janë eksportuar në shtetet perëndimore si Gjermani, Itali, Greqi por edhe në Bashkimin Sovjetik të asaj kohe”.

Ramabaja e kujton me nostalgji kohën kur Kamenica ishte e zhvilluar dhe me shumë njerëz të punësuar, për dallim nga tani. Ndërkaq, thuhet se të ardhurat ishin aq të mira sa njerëzit në atë kohë kanë lënë vendet e jashtme për pagën që jepej në Minierën e Strezovcit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori