LAJMI I FUNDIT:

Shkeli urdhrin mbrojtës, sulmoi fizikisht një femër në Pejë

Shkeli urdhrin mbrojtës, sulmoi fizikisht një femër në Pejë
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte shkelur urdhërin mbrojtës dhe kishte sulmuar fizikisht një femër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Pejë.

Po ashtu sipas raportit thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkelur urdhërin mbrojtës dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/