LAJMI I FUNDIT:

Shkeli masat anti-COVID, festoi ditëlindjen me 13 anëtarë të familjes – policia merr në pyetje kryeministren norvegjeze

Shkeli masat anti-COVID, festoi ditëlindjen me 13 anëtarë të familjes – policia merr në pyetje kryeministren norvegjeze

Policia norvegjeze ka konfirmuar se ka marr në pyetje kryeministren, Erne Solberg për një ndejë të organizuar me rastin e ditëlindjes së saj, e cila mund të rezultojë në një gjobë prej 1,165 dollarësh për mosrespektim të distancës shoqërore.

“Ne kemi nisur një hetim dhe një pjesë parashikon marrjen në pyetje të kryeministres. Një hetim është duke u zhvilluar që ende nuk ka përfunduar zyrtarisht”, tha zyrtari i policisë Per Morten Sending.

Sipas tij, qëllimi është që hetimi të përfundojë brenda një jave, raporton reuters.


View this post on Instagram

A post shared by Erna Solberg (@erna_solberg)

Solberg kërkoi falje për festimin e ditëlindjes së saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes, pavarësisht nga ndalimi i mbledhjes së më shumë se dhjetë personave.

“Ne planifikuam një darkë në një restorant që besohej se ishte në përputhje me rregulloret. Tre tavolina të veçanta u rezervuan dhe u mbajt një distancë. Unë vetëm mund të kërkoj falje për faktin se ne nuk e kuptonim se kjo, sipas ligjit, përcaktohet si një ngjarje”, vuri në dukje Solberg.

Sidoqoftë, numri i njerëzve të infektuar me coronavirusit po rritet në Norvegji, ku deri më tani 88035 persona janë infektuar gjersa kanë vdekur 649 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori