LAJMI I FUNDIT:

Shkelen masat anti-COVID, arrestohen 5 persona në Ferizaj e 15 të tjerë dënohen për shkelje të orarit të lëvizjes

Shkelen masat anti-COVID, arrestohen 5 persona në Ferizaj e 15 të tjerë dënohen për shkelje të orarit të lëvizjes
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, në orët e para të mëngjesit në ora 00:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlic një lokal nate është duke punuar në kundërshtim me vendimet Qeverisë së Republikës për masat Covid-19.

Në lidhje me këtë, policia e rendit së bashku me Inspektorët e AUV-ut të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH ) kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në këtë lokacion dhe aty, edhe përkundër masave Covid-19 ai lokal ishte i hapur duke punuar dhe brenda ishin disa persona.


“Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare policia dhe inspektorët kanë hasur në rezistencë duke u kanosur nga një person dhe duke u penguar nga disa të tjerë. Edhe përkundër përpjekjeve të policisë që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare, të detyruar nga veprimet e pesë ( 5) personave që në mënyrë aktive kanë penguar punën e policisë, të njëjtit persona i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizajt, ndërsa të gjithë personave tjerë që ishin aty pesëmbëdhjetë(15) u janë shqiptuar gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj një të dyshuari me inicialet H.S (M/K) 52 vjecar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa katër (4) personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt.

Ky rast iu ka referuar Sektorit Rajonal të Hetimeve për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori