Ëndrra e shqiptarëve për të shkuar ilegalisht në Angli, nuk është një rrugë fort e lehtë, si për nga kushtet në të cilat ndodh transporti i siguruar nga grupet e klandestinëve, ashtu edhe për rezultatin final, pasi shpesh policia i “pret tek porta” për t’i kthyer sërish pas.
Por çfarë ndodh me personat, grupin, apo mafien që merr përsipër rrugëtimin e shqiptarëve përmes disa shteteve europiane fillimisht, me destinacion final Anglinë?!
Mediat spanjolle kanë raportuar se një grup prej 7 shqiptarësh është vënë në pranga dy ditë më parë, pas një operacioni policor të nisur prej 2019, ndërsa janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht disa shqiptarë, përfshirë edhe të mitur, drejt Anglisë.
Referuar medias spanjolle, mafia shqiptare me bazë në Bizkaia u kishte kërkuar të miturve plot 15,000 euro për futjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht i fusnin si turistë në tragete nga Porti i Bilbaos dhe gjithashtu nga Santander, që më pas të arrinin të shkonin në destinacionin final.
Ky ishte çmimi i “biletës” që mafia shqiptare në Santurtzi, Muskiz dhe Portugalete, u faturoi “klientëve” të saj për kalim të parregullt në bregdetin anglez. Policia ka mundur që të vërë në pranga 7 shqiptar, 5 prej tyre në Bizkaia dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës klandestine, në aeroportin Barajas të Madridit, kur po përgatiteshin të ktheheshin në Shqipëri, ku kishin një standard të lartë jetese.
Pavarësisht kontrolleve dhe operacioneve të herëpashershme të policisë, një pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë zgjedhur këtë “profesion”, kanë mundur që të fitojnë mjaft para. Në rastin konkret, të arrestuarit në operacionin e fundit, kanë fituar nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo kalim.
Las víctimas pagaban entre 3.000 y 15.000 € por desplazarse clandestinamente a través de ferris y buques.
Desarticulada en Bizkaia una organización criminal dedicada a introducir migrantes como polizones en Reino Unido.
ℹ️https://t.co/p2gzpYdfme pic.twitter.com/IKti2wZWXa
— Guardia Civil 🇪🇸 (@guardiacivil) October 8, 2022
Mediat e huaja shkruajnë se jo në pak raste, trafikantët i fshihnin “klientët” në vende që mund t’u rrezikohej edhe jeta, ndërsa ruanin të dhënat e tyre kredenciale në mënyrë që t’i kishin në dorë deri sa ata të shlyenin borxhin për kalimin ilegal.
Por si realizohej ky kalim? Ata që ishin përgjegjës për grupin, qëndronin në Spanjë (jo më shumë se tre muajt e përcaktuar me ligj), ndërsa ata që ishin përgjegjës për nxitjen e tranzitit të shqiptarëve, përdornin shpesh bashkatdhetarë që jetonin në Bizkaia.
Po ashtu, të arrestuarit kishin një sistem mjaft kompleks për të mbledhur dhe dërguar paratë në Shqipëri pa u zbuluar, duke përdorur karta të ndryshme krediti dhe pasaporta të shumta të kombësive të ndryshme për të mos lënë gjurmë.
Prej vitit 2017, vija bregdetare e Zierbena dhe Santurtzi është bërë një vendbanim i rregullt për shqiptarët që presin në Biscayan për të hyrë fshehurazi si turistët në tragetet që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica mbërritën legalisht në Spanjë, pasi në vitin 2010 u modifikua një rregull që qytetarët e vendit mesdhetar të mund të hynin në Bashkimin Evropian pa vizë për sa kohë që qëndrimi i tyre nuk kalonte 90 ditë.
Megjithatë, ky ndryshim nuk e preku Britaninë, e cila ka vazhduar t’i ketë kufijtë e saj të mbyllur për shqiptarët./BalkanWeb/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë