LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrimi i kujtesës, treni i eksodit në Bllacë pa përkujdesje

Shkatërrimi i kujtesës, treni i eksodit në Bllacë pa përkujdesje

Treni i vendosur në Bllacë, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe. Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi. Përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, në zyrën e kryeministrit thonë se nuk kanë buxhet për asgjë tjetër.

Qeveria e Kosovës e ka vendosur këtë tren në 20-vjetorin e eksodit të vitit 1999. Që nga vendosja e trenit ai është lënë pa përkujdesje.


Komuna e Hanit të Elezit thotë se nuk ka mundësi as ta ruajë e as të bëjë ndonjë investim.

Qytetarët e papërgjegjshëm dëmtojnë trenin “Bllaca 99”, monumentin që dëshmon ikjen masive të shqiptarëve
Lexo po ashtu Qytetarët e papërgjegjshëm dëmtojnë trenin “Bllaca 99”, monumentin që dëshmon ikjen masive të shqiptarëve

“Nuk ka mbetur Qeveria e Kosovës për 20, 30 apo 50 mijë euro që të mos e realizojë të paktën sigurimin e këtij treni, për shkak se nuk i kemi qytetarët e vetëdijshëm. Po t’i kishim qytetarët e vetëdijshëm të ndershëm, nuk do të kishte ndoshta nevojë që të ketë as roje fizike e as kamera. Mirëpo duke e parë se çfarë ka ndodhur, detyrimisht nevojitet që të kemi siguri më të madhe këtu”, ka thënë kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma për REL, transmeton Telegrafi.

Në muajin prill, 20 vjet pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës, qeveria organizoi për qytetarët e Kosovës udhëtim me tren deri në Bllacë, atë ditë në një ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Por për këtë tren që u vendos si muze nuk u nda buxhet për investime e as sigurim.

Kujtojmë se në vitin 1999 forcat serbe dëbuan rreth 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyre kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e atëhershme. Rreth 400 mijë qytetarë u dërguan atëbotë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar në Bllacë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori