LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri

Bordi i Përkohshëm të Drejtorëve të KEK-ut, ka marrë vendim që të lirojë nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imerin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.


“Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, BPD vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK. /Telegrafi/